LAJMI I FUNDIT:

Casemiro: Do ​​t’u them nipërve të mi se kam luajtur me Modricin dhe Kroosin

Casemiro: Do ​​t’u them nipërve të mi se kam luajtur me Modricin dhe Kroosin

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka zbuluar shkallën e admirimit të tij për kolegët në mesfushë si Toni Kroos dhe Luka Modric, të cilët ai beson se brezat e ardhshëm do t’i nderojnë në vazhdimësi.

Reprezentuesi brazilian, ka dhënë një intervistë, derisa shpjegoi se të luash përkrah dyshes është diçka për të cilën ai do të jetë në gjendje të mburret deri në pleqëri.


“Është një privilegj të luaj për kaq gjatë në klubin më të madh në botë dhe mendoj se do të kuptoj me të vërtetë shkallën e asaj që kam arritur vetëm kur e gjithë kjo të përfundojë një ditë”, deklaroi Casemiro për ESPN.

Real Madridi bëhet gati për ‘spastrimin’ e skuadrës
Lexo po ashtu Real Madridi bëhet gati për ‘spastrimin’ e skuadrës

“Të luash së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos është një privilegj”.

“Unë do të vlerësoj faktin që kam luajtur me ta për një kohë të gjatë dhe do t’u them nipërve të mi se kam luajtur me dy lojtarë të jashtëzakonshëm, dy ikona të lojës”, ka potencuar lojtari.

Reprezentuesi brazilian kishte gjithashtu fjalë miradije edhe për një tjetër ikonë të Madridit, Karim Benzeman, i cili mendon se meriton më shumë çmime në nivel individual.

“Është një privilegj të luash me Benzeman dhe unë me të vërtetë e mbështes atë për të fituar Topin e Artë”, shtoi Casemiro.

29-vjeçari, natyrisht, u pyet edhe për bashkatdhetarin e tij Vinicius Junior, i cili ka marrë vlerësime të mira këtë sezon dhe është shok skuadre për klubin dhe vendin.

“Ajo që mund të them është se Vinicius është në formë të mirë tani, një periudhë e veçantë, dhe ai është gjithashtu i ri, ai ka kaq shumë potencial për rritje”.

Benzema refuzon Newcastle Unitedin, i hapur për kalimin te PSG
Lexo po ashtu Benzema refuzon Newcastle Unitedin, i hapur për kalimin te PSG

Casemiro ka qenë një mesfushor defanziv për Madridin për vite me radhë, nën drejtimin e trajnerëve të njëpasnjëshëm dhe ai ka qenë i impresionuar nga Carlo Ancelotti, periudha e parë e të cilit në klub përfundoi pikërisht kur ai po hynte në ekip.

“Ai është 62 vjeç, ka qenë në futboll mbi 40 vjet dhe ka fituar gjithçka, por vendosmëria e tij për të fituar dhe për të ndarë përvojën e tij me ne çdo ditë është e pabesueshme”, ka thënë më tej braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori