LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez e bën të qartë, vetëm pesë lojtarë të paprekshëm te Real Madridi

Florentino Perez e bën të qartë, vetëm pesë lojtarë të paprekshëm te Real Madridi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka tashmë planet e qarta për sezonin e ri të Real Madridit dhe tashmë dihet baza e ekipit.

Sipas gazetës Marca, presidenti i Los Blancos ka bërë një listë kur vetëm pesë lojtar janë të paprekshëm në ekip.


David Alaba nuk do të shitet pasi sapo mbërriti, ndërsa Thibaut Courtois, Karim Benzema, Federico Valverde dhe Vinicius Jr janë gjithashtu të paprekshëm, me Carlo Ancelottin që kishte kërkuar që ky i fundit të ishte pjesë e skuadrës së tij.

Fjalët e para të David Alaba si lojtar i Real Madridit: Klubi ma ofroi numrin 4, jam i lumtur që jam këtu
Lexo po ashtu Fjalët e para të David Alaba si lojtar i Real Madridit: Klubi ma ofroi numrin 4, jam i lumtur që jam këtu

As Ferland Mendy nuk është i paprekshëm. Pastaj është rasti i Martin Odegaard, i cili u lejua të huazohej te Arsenali në janar dhe i cili mund të shitet këtë verë nëse vjen një ofertë që bind drejtorët e klubit spanjoll. E ardhmja e norvegjezit te Reali mbetet e pasigurt.

Ata që janë përgjegjës në Santiago Bernabeu e dinë që rindërtimi i skuadrës nuk do të jetë i thjeshtë dhe se do të kërkojë largimin e disa lojtarëve shumë të mirë, siç ka ndodhur me Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Çdo lojtar i Real Madridit është në tregun e transferimeve për ofertën e duhur
Lexo po ashtu Çdo lojtar i Real Madridit është në tregun e transferimeve për ofertën e duhur

Nga tani deri më 31 gusht, ofertat mund t’i bëhen Real Madridit për lojtarë të ndryshëm të skuadrës. Deri në këtë pikë, ofertat për Odegaard kanë qenë vetëm për huazim. Ka edhe një muaj deri në fund të tregut të transferimeve.

Nëse ka më shumë largime atëherë Real Madridi beson se ka talent në akademi që mund të rriten. Miguel Gutierrez, Antonio Blanco dhe Mario Gila kanë spikatur dhe mund të kenë një fjalë të madhe në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori