LAJMI I FUNDIT:

Flini me shpinë? Ja të mirat dhe të këqijat e këtij pozicioni

Flini me shpinë? Ja të mirat dhe të këqijat e këtij pozicioni
hotel, travel, relationships, and problems with sleep concept - family couple in bed, woman with insomnia

Ka disa variante për këtë pozicion gjumi, të cilat shpeshherë kundërshtohen, por nga disa mbrohen:

Të mirat:

Një pozicion i tillë gjumi ndihmon qafën dhe shpinën të jenë në pozicionin e tyre optimal, muskujt kështu janë më të çlodhur sepse trupi mbështetet plotësisht në dyshek.

Po ashtu, është një pozicion i rekomanduar për të mos krijuar rrudha në fytyrë.

best-sleep-positions-for-back-pain-780x300

Të këqijat:

Shumë njerëz flenë në shpinë me duar mbi kokë, gjë që çon në dhimbje supi. Nëse je një prej tyre, provo t’i mbash duart në pozicionin e tyre neutral pa i tendosur, shkruan revista class. Këtë mund ta bësh edhe duke e afruar kokën më pranë krevatit në mënyrë që të eliminosh ngritjen e duarve.

Po ashtu mundesh që të mbash një jastëk të hollë ose një peshqir të mbështjellë nën gjunjë për të shmangur dhimbjen e shpinës.

Ky lloj pozicioni jep më shumë mundësi për gërhitje, sepse sipas mjekëve në këtë pozicion gjumi mund të jetë i fragmentuar dhe jo i qetë.

Mund të çojë në presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, mund të ndihesh i përgjumur gjatë ditës, i lodhur dhe me dhimbje koke. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori