LAJMI I FUNDIT:

Flet referja seksi e cila ua “morri mendjen” futbollistëve të Ferronikelit (Foto)

Flet referja seksi e cila ua “morri mendjen” futbollistëve të Ferronikelit (Foto)

Futbolli gjithnjë e më shumë po futet në zemrat e gjinisë më të bukur, femrave, të cilat me kureshtje përcjellin sportin më të popullarizuar.

Besa Lleshi është gjyqtare e futbollit e cila jetonnë qytetin e Strugës në Maqedonisë dhe ka 22 vjet. Ajo referon me zgjuarsi në rangjet e ndryshme të Maqedonisë, njëkohësisht ka qenë edhe karateiste.


Lleshi në Kosovë është bërë e njohur pasi kishte qenë gjyqtare e katërt në ballafaqimin miqësor parasezonal ndërmjet Strugës dhe Feronikelit.

Madje, në një foto shihet sesi Lleshi ua kishte shpërqendruar vëmendjen disa futbollistëve të “Niklit“.

Ajo në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se a është më vështirë të referosh të meshkujt apo te femrat, si dhe a ka presione, ofendime në ndonjë ndeshje, si dhe i ka ndodhur që ndonjë futbollist t’i shpreh dashurinë gjatë ndeshjes!

besa lleshi 1

Kush iu nxiti që të merreni me referim?

Besa Lleshi: Nuk mund të them se kisha nxitje nga dikush për t’u marrë me këtë profesion, por mjaftoj një moment i vetëm që unë të kem nxitje për këtë profesion.

Cili ishte momenti?

Besa Lleshi: Momenti ishte që unë të ndaj drejtësinë në një ndeshje miqësore, por çdo minutë që kalonte mua me bënte që ta dua këtë profesion dhe të vazhdojë edhe më tutje.

Sa është vështirë si gjyqtare të referosh në Ligën e Parë të Maqedonisë – meshkujt dhe në rangjet tjera?

Besa Lleshi: Çdo punë dhe çdo profesion që bënë ka vështirësitë e veta. Është normale se hasemi edhe me vështirësi, pasi problemi lind në momentin kur kemi të bëjmë me gjininë femërore, pasi ky sport, futbolli, por edhe ky profesion, ndarja e drejtësisë në fushën e gjelbër është shumë e panjohur në gjininë femërore. Por kjo ka qenë kohë më parë, por nuk mund të themi se është edhe tani. Pasi si futbolli ashtu edhe profesioni, ndarja e drejtësisë mund të bëhet edhe nga gjinia femërore.

Sa respektoheni nga klubet, a keni presione në ndeshje?

Besa Lleshi: Respekti gjithmonë ka ekzistuar për gjininë femërore dhe vazhdon të ekziston. Por duhet të marrim parasysh se kemi të bëjmë me sportin e futbollit, duke e ditur se është një sport me intensitet shumë të lartë dhe gjithmonë do të hasemi me pjesën e mos respektit ne një moment të vetëm, ose edhe të ofendimeve të ndryshme. Megjithatë, kjo ndodhë pa vullnetin e tyre, pasi loja është e atillë. Sa për pjesën e presionit mund të them se kjo pjesë e bënë akoma me të bukur futbollin por edhe profesionin qe kemi ne.

A ka shumë shqiptare që referojnë në futboll?

Besa Lleshi: Për këtë profesion që bëjmë mund të them se deri tani janë mjaftueshëm femrat shqiptare të kyçura në këtë profesion. E them mjaftueshëm, ngase duke parë rrjedhën se si po ecën sporti në vendin tonë (Maqedoni) dhe në çfarë niveli jemi duhet të krenohemi me këtë pjesë, pasi jemi katër gjyqtare femra shqiptare. Por besoj se dita – ditës akulli shkrihet dhe kyçja e femrave shqiptare do të jetë akoma më i madh. Por mos të harrojmë me cek dhe gjyqtaren Vjollca Izeiri, e cila është shqiptarja e parë e licencuar me licencën e FIFA-s, dhe për këtë pjesë krenohem, pasi kemi një pasqyrë para vetes për të arrit edhe pse mos ta tejkalojmë… Pastaj janë edhe Lumturie Asani e Betime Ademi.

Cili ka qenë momenti më i mirë gjatë një ndeshje dhe ai me i keqi, më i sikletshmi?

Besa Lleshi: Mund të them se çdo ndeshje që bëjë ka bukurinë e saj, pasi gjithçka që ndodhë në një ndeshje kthehet në një bukuri në vete. Deri tani nuk jam hasur me momente jo të mira dhe të sikletshme.

A më lehtë është të referosh të femrat apo te meshkujt?

Besa Lleshi: Një punë që bëhet me pasion, me dashuri dhe sinqeritet gjithmonë do të ekziston lehtësimi. Kështu që nuk mund të them se në cilën pjesë e kam më lehtë. Rregullat janë të njëjta, vetëm gjinia ndryshon.

Cila ndeshja ka qenë që iu ka mbetur në zemër deri më tash?

Besa Lleshi: Çdo ndeshje që referoj ka vendin e saj në zemrën time, pasi çdo ndeshje me dhuron gjëra të reja dhe të bukura.

Synimet?

Besa Lleshi: Po them diçka shkurt, dëshiroj shkallët t’i kaloj në ecje dhe jo duke vrapuar! Pasi ecja – ngadalësimi është mënyra më e mirë e mundshme për t’i arritur synimet e tua. Vrapimi-shkon shumë shpejtë në një pikë të caktuar, por lodhesh për të vazhduar synimet e tjera.

A e përcillni futbollin e Kosovës, a keni informacione?

Besa Lleshi: Gjithmonë e kam dashtë sportin dhe më kanë interesuar gjërat që ndodhin brenda vendit dhe jashtë vendit. Por tani kam një shtytje më tepër për të ndjek futbollin e Kosovës dhe të kem informacione.

A ka pasur rast gjatë referimit që ndonjë futbollist të iu shpreh dashuri?

Besa Lleshi: Ahh, jo, nuk i kemi kaq romantik meshkujt “hahaha”.

Me një fjalë, nuk e kanë guximin?

Besa Lleshi: Eh, nuk e di këtë pjesë!

Sigurisht kërcet kartoni i kuq?

Besa Lleshi: Hahaha, nuk ma merr mendja!

Keni referuar edhe një ndeshje kampionit të Kosovës Feronikelit nga Drenasi!

Besa Lleshi: Edhe pse në këtë ndeshje kam qenë gjyqtare e katërt, përsëri mund të them se ishte një ndjenjë jo si çdo herë tjera, por e kam përjetuar në një mënyrë krejtësisht tjetër nga ndeshjet tjera që kam referuar. Ishte një ndeshje miqësore me klubin futbollistik të qytetit të Strugës. FC Struga, i cili i përket Ligës së tretë.

Studioni, punoni, ngisni makinën…

Besa Lleshi: Studioi Edukatën Fizike, jam në vitin e 4-të, tani në Universitetin e Tetovës. Ngas makinën time!

Një kohë karateiste, a iu ka ndihmuar shumë kjo në futboll?

Besa Lleshi: Po, sigurisht që më ka ndihmuar në këtë pjesë shumë dhe sporti i karatesë, mund të them nga përgatitja fizike ka qenë pjesë kyçe.

Shumica e futbollistëve iu njohin si karateiste, a iu ndihmon kjo që të mbroheni nga presioni i tyre kur merr ndonjë vendim sidomos kur akordon penallti?

Besa Lleshi: Kjo pjesë mund të them se është problem tek unë, pasi reflekset gjithmonë mbeten. Dhe duhet të jem shumë e kujdesshme që në një moment te caktuar pa vetëdijen time të bëjë diçka. por futbollistët apo futbollistet nuk është që e kam në mendje këtë pjesë, pasi për ato ekziston vetëm futbolli, gjërat tjera nuk iu intereson.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djal shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina

"Ia ka futur kot në atë pjesë", Adelina Ismaili dhe Saranda Bogujevci kritikojnë qëndrimet e Duda Baljes në Komisionin për të drejtat e njeriut

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori