LAJMI I FUNDIT:

Flet babai i argjentinases që dyshohet se partneri e hodhi nga ballkoni i hotelit në Fushë Kosovë

Flet babai i argjentinases që dyshohet se partneri e hodhi nga ballkoni i hotelit në Fushë Kosovë

Maria Clara Urdangaray, vajza 27-vjeçare argjentinase, vdiq pasi u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë dhe për këtë akt është arrestuar partneri i saj.

Ndonëse çështja është ende nën hetime, familja e viktimës thotë se ishte një femicid dhe pretendon se krimi nuk kalon pa u ndëshkuar.


“Është një femicid. Partneri i saj i dyshuar e hodhi nga ballkoni”, tha Facundo Urdangaray, babai i së ndjerës.

Ai shtoi se tani po përpiqet ta riatdhesojnë trupin në Argjentinë me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, megjithëse menjëherë nuk do të jetë e mundur.

“Na kanë thënë se autopsia, procesi ligjor dhe ekspertiza do të zgjasin deri në 15 ditë”, pohoi ai.

Kujtojmë se gjithçka ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës në një hotel në qytetin e Fushë Kosovës, raporton mediumi spanjoll pagina.

Viktima ndodhej në dhomën që ndante me partnerin shtetas zviceran dhe dyshohet se në atë moment mes të dyve ka pasur një konflikt verbal.

Vdes shtetasja argjentinase pasi ra nga një lartësi e objektit në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari, shtetas zviceran
Lexo po ashtu Vdes shtetasja argjentinase pasi ra nga një lartësi e objektit në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari, shtetas zviceran

Maria Clara është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike të Universitetit të Kosovës, ku ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.

Shtetasit zviceran iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh pasi ekziston rreziku se ai mund të arratiset. /Telegrafi/