Flasin nga Federata Saudite e Futbollit për transferimin e mundshëm të Messit tek ndonjëri klub arab
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Saudite të Futbollit, Ibrahim Alkassim ka mohuar se aktualisht ka bisedime mes një ekipi të Arabisë Saudite dhe yllit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi .
Dy klubet, Al-Ittihad dhe Al-Hilal thuhet e kanë vendosur Messin në radarin e tyre pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos te rivalët Al-Nassr.
Megjithatë, transferimi i sulmuesit argjentinas në Arabinë Saudite nuk është në ‘karta’ momentalisht, edhe pse do të donin ta transferonin.
“Për momentin nuk dimë asgjë për një ardhje të mundshme të Lionel Messit, edhe pse nuk e fsheh që si Federatë Saudite do të donim ta kishim një ditë në ligën vendase”, ka thënë fillimisht Alkassim për Marca.
“Ideja e Federatës është gjithmonë të përmirësojë futbollin tonë, dhe sigurisht që ne do të dëshironim të shihnim përsëri Cristianon dhe Messin në të njëjtën ligë, por e vërteta është se ne nuk dimë asgjë tani”, përfundoi ai.
Messi nuk ka marrë asnjë ofertë nga Arabia Saudite, por as nga MLS pavarësisht se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Sipas gazetës Marca, babai dhe agjenti i sulmuesit, Jorge Messi, ka marrë një ofertë për vazhdimin e kontratës nga Paris Saint-Germain.
Bisedimet mes dy palëve janë të avancuara dhe ato vetëm duhet të përcaktojnë disa detaje përpara se të vendosin një marrëveshje të re. Nuk do të duhet shumë kohë që PSG të shpallë zyrtarisht rinovimin e kontratës së tij.
Ndërkohë, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt suksesit në Kupën e Botës, objektivi i Messit është të fitojë një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgriten dyshime të mëdha: Tyson Furyt i thuhet të tërhiqet nga dueli me Oleksandr Usyk
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Notat e lojtarëve: Bayern Munich 1-0 Arsenal
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Mjafton fitorja minimale për Bayernin që ta eliminojë Arsenalin nga Liga e Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE