LAJMI I FUNDIT:

Përshëndetja, golat, ndërhyrja, zëvendësimet – momentet kyçe që e shënuan duelin ndërmjet Ronaldos dhe Messit

Përshëndetja, golat, ndërhyrja, zëvendësimet – momentet kyçe që e shënuan duelin ndërmjet Ronaldos dhe Messit
(Foto: Screenshot/Twitter)

Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve më të mirë që luajnë në Arabinë Sauditë dhe Paris Saint-Germainit që ndodhej në një turne mes-sezonal atje, takimi ndërmjet ‘All Stars XI Al Hilal&Al Nassr’ dhe kampionit francez u ndoq nga miliona futbolldashës anekënd botës.

Arsyeja kryesore për këtë ishin dy ndër emrat më të mëdhenj të futbollit që luanin në këtë sfidë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi ka nënshkruar kontratë megamilionëshe për ta vazhduar karrierën te Al Nassr, derisa argjentinasi vazhdon të luajë në futbollin evropian.


Në vijim Telegrafi jua sjell disa nga momentet interesante të takimit në King Fahd Stadium në Riad:

(Foto: Screenshot/Twitter)

Përshëndetja. Ata kanë qenë dy nga rivalët më të mëdhenj të lojës së bukur prandaj pritjet janë të vazhdueshme për veprimet e tyre në rastet kur takohen me njëri-tjetrin. Dhe si dy profesionistë të vërtetë, ata u përshëndetën në takimin e radhës.

Ndërhyrja e Ronaldos në Messin. I gjithë fokusi i tifozëve të futbollit ishte te dyshja e madhe, ashtu që nuk mund të mungonte një përballje ndërmjet tyre, teksa në fillet e ndeshjes, spikat ndërhyrja e CR7, i cili ia rrëmbeu topin argjentinasit.

Goli i Messit. Të gjithë tifozët i dëshironin golat e tyre, prandaj nuk mund të mungonin. I pari që shënoi ishte Messi. Superylli argjentinas e gjeti rrjetën që në minutën e tretë të takimit duke shënuar pas asistimit të mrekullueshëm nga Neymar.

Rikthimi i Ronaldos. Pas angazhimit dhe disa përpjekjeve, CR7 e nxori një penallti dhe e konvertoi në gol (33’) për t’i barazuar shifrat kundër skuadrës së Messit.

Goli i dytë i Cristianos. Pasi PSG e kishte rikthyer epërsinë përmes Marquinhos, ishte sërish Ronaldo që e barazoi rezultatin. Superylli portugez kërceu më së larti për të goditur me kokë, por Navas me ndihmën e shtyllës e mbrojti goditjen e tij, porse reagimi i 37-vjeçarit ishte i shpejtë për ta futur topin në rrjetë (45’+6).

Neymar humbi penalltinë, Mbappe shënoi. Neymar e humbi mundësinë që të shënohej në listën e golashënuesve, kur portieri kundërshtar ia mbajti penalltinë. Ndërkaq, më vonë gjatë ndeshjes, bashkëlojtari i tij, Kylian Mbappe, u tregua i saktë po nga pika e bardhë për të realizuar ().

Pas largimit të Ronaldos, PSG i zëvendësoi gjithë skuadrën. Pas një ore lojë, trajneri i ekipit të yjeve sauditë, vendosi ta largonte nga loja njeriun kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo, ndërsa menjëherë pas, trajneri kundërshtar e ndërroi thuajse gjithë skuadrën, duke larguar nga loja emrat e mëdhenj: Lionel Messi, Neymar, Kylian Mbappe, Sergio Ramos dhe të tjerë.

Dhjetë sekonda pas këtij zëvendësimi, mbi 350 shikues të faqes së PSG-së në YouTube nuk e shikuan më ndeshjen.

PSG e fitoi festivalin e golave. Ashtu siç pritej, Paris Saint-Germaini si skuadër favorite triumfoi në këtë përballje me rezultat 5-4, në të cilën Ronaldo shënoi dy gola, nga një Messi, Mbappe e Ramos, derisa Neymar dështoi nga penalltia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori