LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Feros pas procesit gjyqësor: I lus të rinjtë të mos mbajnë gjëra të jashtëligjshme, të fokusohen te familja t’i lënë problemet

Fjalët e Feros pas procesit gjyqësor: I lus të rinjtë të mos mbajnë gjëra të jashtëligjshme, të fokusohen te familja t’i lënë problemet
Fero (Foto: YouTube)

Reperi nga Gjilani, Fero, u dënua me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla dhe lidhur me këtë artisti e pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në po të njëjtën ditë.


Feronit Shabani (emri i vërtetë) po atë ditë ka dhënë një intervistë për Prive ku ka folur gjerë e gjatë për procesin gjyqësor.

Fero (Foto: Instagram)

Ai u shpreh se ndihet i penduar dhe se ky është një kapitull që tashmë është mbyllur, meqë ka ndodhur në vitin 2018 kur ishte edhe shumë i ri.

“Përshtypja ime, është tamam një vend që është dashur të jetë. Unë si çdo i ri, ky është një kapitull në vitin 2018, do të thotë i lus të rinjtë që mbajnë sende të jo të ligjshme, që të mos mbajnë gjëra të tilla me vete, të fokusohen më shumë te familja, t’i duan njerëzit që t’i lënë problemet”, ka thënë ai.

Fero dënohet me një mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje
Lexo po ashtu Fero dënohet me një mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje

I njëjti në seancë ishte i pranishëm së bashku me ish-menaxherin, Mehmet Elshanin, me të cilin thekson se ruan raporte të mira.

“Unë jam në rregull me të gjithë, une vetëm kam dëshirë të punojë për fansat e mi, të bëj muzikë të mirë nuk kam dëshirë të merrem më me këto gjëra, kjo që kam ardhur këtu është e vitit 2018, ky kapitull është mbyllur në atë vit”, vazhdon reperi.

Fero (Foto: YouTube)

Krahas kësaj, Shabani obligohet që të paguajë edhe paushallin gjyqësor në shumën 50 euro, si dhe 50 euro tjera për fondin e viktimave të krimit.Të njëjtit gjithashtu i konfiskohet arma e llojit elektroshok. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori