LAJMI I FUNDIT:

Fitore komode e Juves ndaj Spalit, para derbit ndaj Interit

Fitore komode e Juves ndaj Spalit, para derbit ndaj Interit
Dy golashënuesit, Miralem Pjanic dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Juventusi është ngjitur në krye të tabelës së Serie A pas fitores ndaj Spalit (2-0), në ndeshjen e javës së gjashtë në kampionatin italian.

Rastin e parë për t’u përmendur e pati Paulo Dybala, i cili i kaloi mbrojtësit dhe hyrë në zonë, por përpjekjen e tij me të majtën e ndali Etrit Berisha.

Portieri shqiptar bëri një tjetër pritje fantastike, kur Aaron Ramsey goditi me kokë pas një harkimi në zonë.

Paulo Dybala (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, ai nuk ia doli ta ndalte goditjen me vole të Miralem Pjanicit, i cili e zhbllokoi rezultatin me një goditje nga largësia (44′).

Gjysma e dytë dhuroi raste të njëpasnjëshme për Zonjën e Vjetër, mirëpo portieri i skuadrës mysafire ishte i pakalueshëm duke bërë pritje pas pritjeje.

Por, Dybala u nis në sulm nga krahu i majtë dhe harkoi në zonë, ku kërceu lartë Cristiano Ronaldo dhe shënoi me kokë nën këmbët e Berishës (78′).

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Kjo fitore e pozicionon Juventusin në krye të tabelës, me një pikë më shumë se Interi që këtë javë luan kundër Sampdorias.

Spali e ka regjistruar edhe humbjen e pestë në këtë fillimsezoni, ndërsa ka arkëtuar vetëm tri pikë nga një fitore e vetme.

Në xhiron e ardhshme, Juventusi zhvillon derbin e Italisë ndaj Interit në Giuseppe Meazza, ndërsa Spali është nikoqir i Parmas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori