LAJMI I FUNDIT:

Fitojnë Brazili, Italia dhe Franca në ndeshjet miqësore

Fitojnë Brazili, Italia dhe Franca në ndeshjet miqësore

Kombëtarja e Brazilit, Italisë dhe Francës kanë shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në miqësoret respektive të.

Brazili mposhti Kamerunin në Milton Keynes të Anglisë në një ndeshje të dominuar shumë.


Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Richarilson në minutën e 45-të.

Italia fitoi po ashtu me një gol të vetëm të shënuar në minutat shtesë.

Ishte një gol i dy lojtarëve të Interit, pasi Gagliardini asistoi për Politanon në kohën shtesë për të siguruar fitoren e Azzurëve.

Edhe Franca u tregua dominuese ndaj Uruguayt duke e mposhtur.

Olivier Giroud shënoi golin e vetëm për Les Bleus nga penaltia.

Kështu kombëtaret e mëdha vazhduan me formën shumë pozitive të tyre. /Telegrafi/