LAJMI I FUNDIT:

Firmino vazhdon shkëlqimin, asistimi i tij me ‘rabona’ po çmend të gjithë

Firmino vazhdon shkëlqimin, asistimi i tij me ‘rabona’ po çmend të gjithë

Roberto Firmino po vazhdon të shkëlqej dhe të dhurojë spektakël për tifozët e futbollit.

Liverpooli fitoi në udhëton te Genku me rezultat të thellë 1-4 në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupin E në Ligën e Kampionëve.


Megjithatë, njëri nga lojtarët që ka fituar vëmendje në këtë takim është padyshim Firmino, edhe pse braziliani nuk gjeti rrjetën.

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Liverpooli, mungojnë Gerrard dhe Coutinho
Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Liverpooli, mungojnë Gerrard dhe Coutinho

Sulmuesi brazilian prodhoi një asistim të ‘çmendur’ drejt Sadio Manes, asistim që po cilësohet si më i miri deri më tani në garën elitare evropiane.

Ylli i Liverpoolit bëri një asistim të bukur me ‘rabona’, por Mane edhe pse i vetëm me portieri humbi një rast të qind për qind.

Mund t'ju ketë ikur, Firmino e shmangu Ceballosin me një driblim që rrallë shihet   
Lexo po ashtu Mund t'ju ketë ikur, Firmino e shmangu Ceballosin me një driblim që rrallë shihet   

Ndryshe, Firmino njihet për akrobacionet dhe spektaklin e tij në fushën e lojës.

Ai ka bërë tashmë disa herë gola dhe asistime të bukura, por edhe të çuditshme. /Telegrafi/