Roberto Firmino prodhoi një nga driblimet më interesante dhe që ndodh shumë rrallë në futboll, gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit në Ligën Premier.

Liverpooli e mposhti Arsenalin në Anfield me rezultat 3-1 gjatë ndeshjes derbi të vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Joel Matip (41′) dhe Mohamed Salah (49′, 59′).

Liverpooli thyen rekordin e klubit për fitore radhazi në Ligën Premier Liverpooli thyen rekordin e klubit për fitore radhazi në Ligën Premier

Megjithatë, paraqitje brilante pati edhe sulmuesi brazilian, Firmino, i cili dhuroi emocione dhe ‘show’ për tifozët e Liverpoolit.

Sulmuesi brazilian bëri një driblim maestral dhe të rrallë ndaj mesfushorit Dani Ceballos, të cilin e shmangu duke ia quar topin mbi kokë.

Transferimi i ri i Arsenalit, Pepe e driblon me mjeshtëri Van Dijkun - driblimi i parë i holandezit në Ligën Premier nga marsi i 2018 Transferimi i ri i Arsenalit, Pepe e driblon me mjeshtëri Van Dijkun - driblimi i parë i holandezit në Ligën Premier nga marsi i 2018

Driblimi i Firminos doli ashtu siç e kishte parapa, por goditja e tij nga distanca fatkeqësisht u bllokua dhe braziliani nuk arriti ta përfundonte lëvizjen sublime me një gol.

Më poshtë e keni videon e driblimit të Firminos ndaj Ceballosit. /Telegrafi/