LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Superbowl, ku një spot kushton 5 mln dollarë

Finalja e Superbowl, ku një spot kushton 5 mln dollarë

Finalja e Super Bowl në NFL është eventi më i ndjekur dhe ajo e këtij viti nuk bën përjashtim. Tashmë përgatitjet për sfidën mes New England dhe Atlantës janë drejt përfundimit, ndërkohë që marketingu po ecën me një shpejtësi marramendëse dhe kjo falë nivelit të lartë të shikueshmërisë që arrin kjo finale.

Super Bowl i vitit të kaluar u ndoq nga 111.9 milionë shikues, një fakt ky që ndikoi tek kompanitë e prodhimit të spoteve për këtë ngjarje të madhe sportive. Mësohet se një spot publicitar prej 30 sekondash për finalen e Super Bowl do të kapë vlerën e 5 milionë Dollarëve, një shifër kjo që duket se nuk i shqetëson shumë kompanitë e interesuara për të reklamuar në sfidën mes New England e Atlantës.


Kafe bari i shqiptarëve, vend takim i fansave të sportit në Houston të SHBA-së (Video)
Lexo po ashtu Kafe bari i shqiptarëve, vend takim i fansave të sportit në Houston të SHBA-së (Video)

Ajo që të bën përshtypje është se për herë të parë, kompania ‘Tiffany&Co’, krijuesja e troufeut ‘Vince Lombardi’ të Super Bowl do të mundësojë shfaqjen e një spoti publicitar gjatë ndeshjes ku imazh do të jetë edhe këngëtarja Lady Gaga që do të interpretojë edhe në spektaklin e organizuar në pushim të ndeshjes.

Të tjerë emra të rëndësishëm të spektaklit që do të shfaqen në spotet e kësaj finaleje do të jenë edhe Justin Timberlake, Jon Lovitz, aktorja Melissa McCarthy, modelja Miranda Kerr si dhe “quarterback” Cam Newton. Po kështu në këto spote do të shfaqet edhe vetë Tom Brady që pritet të jetë një prej protagonistëve në fushën e lojës si kuotërbeku i New England.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori