eksperti-banner

Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër po përballen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit H të Kupës së Botës, e zhvilluar në Miami.

Ndeshja nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat, me Uruguajin që tentoi të kontrollojë posedimin dhe të krijojë rrezik përmes krahëve, ndërsa Kepi i Gjelbër u mbështet në kundërsulme të shpejta dhe organizim të fortë në mbrojtje.


Megjithatë, në një moment vendimtar, Kepi i Gjelbër kaloi në epërsi pas një goditjeje dënimi nga rreth 30 metra. Lemini mori përsipër ekzekutimin dhe lëshoi një goditje të fuqishme, e cila kaloi përmes murit mbrojtës që u ça në momentin e goditjes, duke e bërë më të vështirë reagimin e portierit.

Fernando Muslera nuk arriti ta ndalë topin, i cili përfundoi në rrjetë, duke sjellë festë të madhe për ekipin afrikan. Ky ishte një moment historik, pasi shënohet goli i parë i Kepit të Gjelbër në historinë e tyre në Kupën e Botës. /Telegrafi/



telegrafi sport app