Filipe Luis: CR7 e meriton më shumë se kushdo tjetër Topin e Artë

Superylli i Real Madridit është favorit për ta fituar trofeun, për të cilin ka konkurrentë Lionel Messin dhe Manuel Neuerin.
Luis, i cili ka luajtur për rivalin lokal të Los Blancos, Atletico Madrid, mendon se CR7 ka bërë më shumë se të gjithë në vitin 2014, raporton Telegrafi.
“Messi është një nga lojtarët më të talentuar ndaj të cilit kam luajtur, ndoshta edhe më i miri, mirëpo nuk mendoj se ka pasur një sezon për ta merituar Topin e Artë”.
“Megjithëse duket si një çmim politik, Cristiano ka bërë shumë më tepër se të tjerët, prandaj e meriton për ta fituar”, ka deklaruar futbollisti i Chelseat për Marca. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































