LAJMI I FUNDIT:

FIBA Evrope vendos për datat e FIBA Kampionateve Evropiane të vitit 2021

FIBA Evrope vendos për datat e FIBA Kampionateve Evropiane të vitit 2021
(Foto: basketbolli.com)

Bordi i FIBA Evrope ka vendosur për datat e sakta të FIBA Kampionateve Evropiane të vitit 2021. Sipas vendimit të Bordit të FIBA Evropës të datës 7 Prill 2020 të gjithë organizatorët e vitit 2020 kanë të drejtë të organizojnë eventin edhe në 2021 nëse dëshirojnë dhe kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.

Me këtë rast FIBA Evrope ka kërkuar nga të gjitha shtetet organizatore të eventeve të vitit 2020 të informojnë FIBA-n më së largu më 21 Gusht 2020 nëse ata dëshirojnë apo nuk dëshirojnë të organizojnë të njëjtin event edhe më 2021.


Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.

FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit e Kosovës ka qenë organizatore e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 11 deri më 19 Korrik 2020, por në prill të këtij viti për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, FIBA Evropa i anuloi të gjitha eventet.

Në vitin 2020 FBK i kishte paraqitur 5 Përfaqësuese për të garuar në FIBA Kampionate Evropiane: Kosova U16 Meshkujt, Kosova U18 Meshkujt, Kosova U20 Meshkujt, Kosova U16 Femrat dhe Kosova U20 Femrat. Përveç Kosova U16 Meshkujt që garon në Divizion C të gjitha të tjerat garojnë në Divizion B.

Sa i përket FBK-së nëse do të jetë organizatore e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C – Meshkujt në vitin 2021, si dhe për ekipet Përfaqësuese me të cilat pritet të paraqitet në vitin 2021, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka deklaruar:

“Në parim jemi të interesuar për të organizuar FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë në vitin 2021, por ende nuk mund ta marrim një vendim përfundimtar, pasi si Federatë ende jemi duke e analizuar situatën nga dëmet e shkaktuara me rastin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Bordi i FBK-së në mbledhjen e radhës ndër temat e rendit të ditës pritet ta diskutojë edhe këtë çështje dhe më pas në muajin gusht duhet ta marrim një vendim përfundimtar dhe ta njoftojmë FIBA Evropën për cilindo vendim.

Do të ishte mirë për FBK-në dhe për Kosovën në përgjithësi që ne të jemi organizator të një eventi të tillë, kur dihet se kjo i sjellë përfitime edhe shtetit të Kosovës në përgjithësi.

Ndërkaq sa i përket ekipeve Përfaqësuese me të cilat pritet të garojmë në vitin e ardhshëm, ne besoj se do të vazhdojmë me të tri ekipet në konkurrencën e meshkujve, ndërsa te femrat ende jemi në fazën e diskutimeve, pasi që kemi interesim edhe për paraqitje të Përfaqësueses A të Femrave për herë të parë në gara ndërkombëtare, e kësaj radhe bëhet fjalë për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla. Në fakt ky ka qenë vetëm një diskutim ndërmjet Kryetarit të FBK-së, Sekretares së Përgjithshme dhe Drejtorit të Përfaqësueseve. Do të ishte mirë të realizohet një gjë e tillë, por se për ta bërë një gjë të tillë ne kemi nevojë për një mobilizim më të madh pasi bëhet fjalë për Përfaqësuese A dhe kërkon vëmendje dhe përkrahje më të madhe, si nga opinioni basketbolldashës ashtu edhe nga shteti”.

Datat e FIBA Kampionateve Evropiane të vitit 2021:

FIBA U16 European Championship 13-21 Gusht 2021

FIBA U16 European Championship Div .B 13-21 Gusht 2021

FIBA U16 European Championship Div .C 13-18 Korrik 2021

FIBA U18 European Championship 31 Korrik-8 Gusht 2021

FIBA U18 European Championship Div. B 31 Korrik-8 Gusht 2021

FIBA U18 European Championship Div.C 27 Korrik-1 Gusht 2021

FIBA U20 European Championship 17- 25 Korrik 2021

FIBA U20 European Championship Div. B 17-25 Korrik 2021

FIBA U16 Women’s European Championship 6-14 Gusht 2021

FIBA U16 Women’s European Championship Div. B 6-14 Gusht 2021

FIBA U16 Women’s European Championship Div. C 13-18 Korrik 2021

FIBA U18 Women’s European Championship 24 Korrik-1 Gusht 2021

FIBA U18 Women’s European Championship Div. B 24 Korrik-1 Gusht 2021

FIBA U18 Women’s European Championship Div. C 27 Korrik-1 Gusht 2021

FIBA U20 Women’s European Championship 3-11 Korrik 2021

FIBA U20 Women’s European Championship Div. B 3-11 Korrik 2021

FIBA European Championship për Shtete të Vogla 28 Qershor-3 Korrik 2021

FIBA Women’s European Championship për Shtete të Vogla 15 Qershor-20 Qershor 2021

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori