LAJMI I FUNDIT:

FFK zgjedh formacionin e vitit në Superligën e Kosovës

FFK zgjedh formacionin e vitit në Superligën e Kosovës

Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për më të mirët e vitit 2016, FFK ka zgjedhur edhe formacionin e vitit në Vala Superligën e Kosovës.

Pjesë e këtij njëmbëdhjetëshi ishin lojtarë të cilët me paraqitjet e tyre ndihmuan skuadrën për të arritur objektivat, por pse jo dhe të tregonin dhe kualitetet e tyre individuale.


Formacioni i vitit:  Faton Maloku, Armend Thaqi, Liridon Leci, Armend Dallku, Fidan Gërbeshi, Hamdi Namani, Behar Maliqi, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Otto John dhe Granit Arifaj.

Vlen të theksohet se Behar Maliqi është shpallur lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës. /Telegrafi/