Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit dhe vendimtare ndaj Azerbajxhanit.

Fillimisht djelmoshat e Bernard Challandes, do të luajnë në Maltë me 17 nëntor.


Pas tri ditës ndeshja e madhe që ‘luftohet’ për pozitën e parë do të zhvillohet në Prishtinë.

Kosova Malta foto Ridvan Slivova 19

FFK ka njoftuar se biletat do të blihen online, ndërsa ka shpjeguar edhe mënyrën se si do të bëhet.

“Në videon e mëposhtme do ta mësoni mënyrën se si duhet të veproni në platformën www.tiks.app për ta blerë biletën online për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, që do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”.

Kosova Malta foto Ridvan Slivova 92

“Për detajet e tjera dhe kohën kur do të fillojë shitja e biletave online do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në dy ndeshjet e para ka pasur shumë parregullsi në shitjen e biletave. /Telegrafi/

telegrafi sport app