LAJMI I FUNDIT:

FFK-në punimet në këto katër stadiume të tjera të Superligës nuk e pengojnë, aty zhvillohen ndeshjet edhe pse stadiumet janë në rinovim

FFK-në punimet në këto katër stadiume të tjera të Superligës nuk e pengojnë, aty zhvillohen ndeshjet edhe pse stadiumet janë në rinovim

Në dy ditët e fundit është hapur një debat se ndeshja e fundit që e vendos titullin e kampionit mes Prishtinës e Dritës duhet të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.

Çfarë është e vërtet Stadiumi i Prishtinës në dy vitet e fundit ka qenë në rinovim, duke u stërzgjatur rinovimi i tij, edhe pse në vendet tjera për dy vite ndërtohet një stadium i tërë.

Klubi i Prishtinës që e ka edhe mbështetjen e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, kërkon që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e qytet që sipas tyre i plotëson kushtet për këtë ndeshje.

Në anën tjetër shihet një ngurrim dhe refuzim i FFK-së, për ta zhvilluar ndeshjen aty.

Stadiumi i Prishtinës

Në anën tjetër nuk ka ende reagim zyrtar të MKRS-së që janë investitor së bashku me Komunën e Prishtinës.

FFK thotë se stadiumi nuk është gati, por e vërtet qëndron ndryshe, pasi stadiumi i Prishtinës qëndron më mirë se sa katër stadiume tjera që zhvillohen ndeshjet e Superligës, ku nuk pa pasur nevojë as për pranim teknik e lerë me gjëra të tjera.

Pamje pas lojtarëve të stadiumit të Lirisë që është në rinovim

Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ ku i zhvillon ndeshjet Llapi është një punishte në ndërtim, ku të dy tribuna ende nuk kanë përfunduar dhe pas një asnjë pranim teknik ndeshjet aty zhvillohen.

Në prapavijë punimet në Zahir Pajaziti në Podujevë (Foto: Fc Llapi)

Njëjtë qëndron situata edhe stadiume si Shahin Haxhiislami në Pejë, stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas e stadiumi ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.

Stadiumi i Besës ku mungonjë rrethojat (Foto: Fc Prishtina)

Në të gjithë këto stadiume punimet janë të hapura, ku situata qëndron më keq se sa në stadiumin e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori