eksperti-banner

Reperi i njohur kosovar Ledri Vula feston sot (e martë) ditëlindjen e tij të 32-të.

Befasitë e rezervuara për të sot ishin të shumta - nga miqtë, kolegët e fansat e tij.


Surpriza më e madhe do të vinte për të në orët e vona, atëherë kur prindërit në bashkëpunim me miqtë e shumë emra tjerë të njohur, kishin organizuar një festë befasi për të.

Kjo festë surprizë është realizuar në ambientet e Hotel "Garden".

Ka qenë menaxheri i Ledrit, Fatoni, ai i cili nga gëzimi i madh ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory imazhe të shumta nga festa.

Nga fotografitë e publikuara është parë se të pranishëm kanë qenë shumë prej emrave të njohur të estradës.

Ermal Fejzullahu, Gjiko, Lumi B, MC Kresha, Dhurata Dora - janë vetëm disa nga emrat e pranishëm në këtë mbrëmje.

eshttt

Pjesë e festës ishte edhe futbollisti i njohur shqiptar, Bleim Xhemaili, i cili luajti për Zvicrën në Kampionatin Botëror të këtij viti, që po mbahet në Rusi.

Nuk munguan as dhuratat e shumta për Ledrin, ku ndër to u veçuan një pikturë e shtrenjtë nga e ëma e tij, dhe një orë e rrallë "Rolex", të cilën e ka marrë dhuratë nga menaxheri i tij, Faton Shoshi. /Telegrafi/ Në vazhdim ndiqni fotografi nga festa befasi e bërë reperit kosovar, Ledri Vula: 

w1

w2

w3

w4

w5

w6

w7

w8

w9

w10

w11

w12

w13

w14

w15

w16