LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli optimist për Ligën e Kampionëve

Ferronikeli optimist për Ligën e Kampionëve

KF Feronikeli është duke punuar intensivisht në mënyrë që t’i plotësojë gjitha kriteret që kërkon UEFA për ndeshjet e ndërkombëtare.

Kampionët në fuqi, do të jetë skuadra e parë në historinë e futbollit kosovar që do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve.

UEFA pak ditë më parë konfirmoi vendimin që dy skuadra të Kosovës (kampioni dhe fituesja e Kupës së Kosovës), do të marrin pjesë në garat evropiane, Champions League përkatësisht në Europa League.


Skuadra nga Drenasi deri më 31 maj, duhet t’i përmbush gjitha kriteret e UEFA për pjesëmarrjen në kualifikimet e elitës së futbollit evropian.

Kryetari i KF Feronikelit, Arton Berisha, në një intervistë për KP, është shprehur i bindur se deri në fund të këtij muaji, Feronikeli do t’i përmbush kriteret që kërkon UEFA dhe do të jetë i gatshëm për sfidat ndërkombëtare. Ai thotë se “Nikeli” më kohë do t’i kryejë detyrat që i kërkon shtëpia më e madhe e futbollit evropian. Berisha është i bindur se klubi që ai drejton do të marrë licencën nga UEFA.

“Ne jemi në fazën e përgatitjeve, në fakt ne jemi që dy ditë në konsultime më zyrtarët e UEFA-së për mënyrën dhe formën e cilësimit. Janë disa kritere të cilat duhet t’i plotësojmë para se të dalim në Evropë. Ne jemi duke u kompletuar dhe besoj së shumë shpejt deri në afatin e paraparë nga UEFA do t’i plotësojmë këto kritere. Sipas rregullave të UEFA-së janë disa kritere, janë pesë kritere; kriteri sportiv, kriteri për të rinjtë, kriteri për administrate, kriteri financiar, pak a shumë këto janë kriteret, mirëpo janë edhe nën kriteret, ku secili kriter ka edhe nën kriteret e veta të cilat ne secilin veç e veç jemi duke u munduar ta përmbushim dhe jemi duke punuar intensivisht këto dy ditët e fundit, e shpresojmë së të martën ta dorëzojmë aplikacionin dhe presim vlerësimin nga ekspertët e UEFA dhe të marrim licencën”, ka thënë Berisha.

Ai është i vetëdijshëm për sfidat që e presin “Nikelin” në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por Berisha shprehet optimist se skuadra e tij mund ta kalojë rundin e parë, edhe pse sipas tij, Feronikelit i mungon përvoja ndërkombëtare. Berisha thotë se në “Rexhep Rexhepi” pritet të zbresin edhe lojtarë të huaj, por sipas tij, opsion i parë janë futbollistët shqiptarë që militojnë në shtete evropiane.

“Konfirmimi zyrtar është marrë, ne do të marrim pjesë në turnin e parë kualifikues, aty në bazë të listës nuk janë ekipe të nivelit shumë shumë të lartë se na, edhe pse neve na mungon përvoja dhe normal se jemi pak sa më të hendikepuar dhe jemi duke shikuar mundësinë që të angazhojmë ndonjë lojtarë nga jashtë në mënyrë që të përfaqësohemi sa më denjësisht. Mendoj se janë disa opsione, janë dy opsione që i kemi menduar, opsioni i parë është lojtarët shqiptar që janë të angazhuar në Evropë që janë kualitative, dhe ndoshta jo të nivelit të Kombëtares së Shqipërisë apo të Kosovës, por ka shumë që luajnë në liga më të ulëta në Gjermani apo Zvicër. Opsioni i dytë është lojtarë të huaj, por për këtë vendos trajneri dhe kemi disa menaxher që na janë ofruar pas përfundimit të kampionatit, por kjo është më shumë çështje e trajnerit, mirëpo, për ne është përfaqësimi sa më dinjitoz, ndërsa fokusi kryesor është kampionati vendor”, ka theksuar Berisha.

Kreu i Feronikelit beson se ekipi i tij mund ta kalojë rundin e parë, sepse sipas tij, në rrethin parë bëjnë pjesë skuadra më kualitet jo edhe aq të mirë.

“End nuk e dimë, kemi të bëjmë nga rundi i parë, por mendoj se më një përkushtim rundin e parë duhet ta kalojmë, duke pasur parasysh kualitetin e ekipeve që janë në këtë fazë, ndërsa në rundin e dytë janë ekipe tjera dhe është më problem, por futbolli është futboll, kështu që nuk është rastësisht sporti më i popullarizuar në botë”, tha Berisha.

Infrastruktura sportive është një nga kriteret që kërkon UEFA. Berisha thotë se stadiumi i Prishtinës dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë, janë alternativa të para, por në opsion janë edhe stadiumet e Shqipërisë si “Elbasan Arena”, në rast se stadiumet tona nuk i përmbushin kriteret që lyp UEFA.

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

La Liga
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori