eksperti-banner

Feronikeli tash e disa ditë është në Turqi ku është duke e zhvilluar fazën përgatitore nën drejtimin e Zekerija Ramadanit.

Sot skuadra drenicase e zhvilloi një ndeshje miqësore me AFC Dunarea Calarasi, që garon në rangun e tretë të futbollit rumun.


50599265 960463684145372 3283683466239016960 o

Fillimisht Feronikeli kishte zhvilluar një seancë stërvitore nga ora 10:00, ndërsa nga ora 15:30, e kanë zhvilluar ndeshjen që është mbyllur 1-1.

Golin e vetëm për Feronikelin e shënoi sulmuesi Arthur Magani që në minutën e tretë.

Feronikeli do të qëndrojë dy javë në Turqi ku do të ketë edhe takime tjera.

50522244 960463624145378 3123908642718351360 o

Drenicasit e kanë mbyll stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 39 pikë, një më pak se Prishtina që është lider. /Telegrafi/

telegrafi sport app