LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli konfirmon lëvizjet e fundit në klub, disa lojtarëve kryesorë u është thënë të gjejnë klube të reja

Feronikeli konfirmon lëvizjet e fundit në klub, disa lojtarëve kryesorë u është thënë të gjejnë klube të reja

FC Feronikeli do të ketë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit, ku për bazë do të jenë kërkesat nga kryetrajneri, Agim Sopi, gjithnjë në koordinim me stafin teknik, me Këshilltarin e Presidentit të klubit, Albert Bunjaku dhe me Drejtorin Sportiv të klubit, Malsor Gjonbalaj.

Gjatë ditëve të fundit, ashtu siç kemi njoftuar edhe përmes faqes zyrtare të klubit, janë transferuar futbollistë si: Kristi Kullaj, Simon Loshi e Keith Groeneveld.


Gjithashtu nga akademia kanë debutuar edhe futbollistët, Lorent Shala e Ardi Qorri, të cilët luajtën për herë të parë së bashku për Ekipin A, në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj A&N.

Si pasojë, është dashur të ndërmerren disa vendime në mënyrë që futbollistëve të ardhur të u jepet më shumë mundësi në fushën e lojës.

Ndër vendimet e marra ka qenë edhe biseda me futbollistët aktual, që në aspektin profesional dhe gjithnjë në mënyrë të drejtpërdrejtë të qartësohen me planet e kryetrajnerit dhe stafit.

Kryetrajneri, Agim Sopi, së bashku me Këshilltarin e Presidentit, Albert Bunjaku, kanë bërë biseda individuale me futbollistë të caktuar, të cilët nuk pritet të jenë në planet e kryetrajnerit për pjesën e mbetur të sezonit dhe po të njëjtëve futbollistë i është sugjeruar që të kërkojnë klub të ri, gjithnjë duke mos dashur të kenë ngecje në karrierat e tyre.

Mësohet se emrat janë Kastriot Rexha, Astrit Fazliu, Albutrint Morina, Lulëzim Doshlaku, Haxhi Neziraj, Milosh Krkotiq dhe Arbër Prekazi.

“Kjo në asnjë moment nuk nënkupton që këta futbollistë janë të panevojshëm, apo që nuk kanë kualitetin e duhur, mirëpo disa prej tyre nuk përshtaten me sistemin e lojës që kërkon kryetrajneri, Agim Sopi”.

“Ne si klub, i falënderojmë jashtë mase të gjithë futbollistët që FC Feronikelin e shpallën Kampion të Kosovës, fitues të Kupës së Kosovës dhe bënë një kampanjë dinjitoze edhe në fazat e Champions League e Europa League”.

“Është e dukshme që klubi ka nevojë për ndryshime, pasi që nuk e filloi mirë fazën e parë të kampionatit dhe tani gjendet në vendin e 5-të në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës. Një pozitë jo e favorshme për një klub me ambicie shumë më të mëdha”.

“Gjithashtu, duhet theksuar që futbollistët që në aspektin sportiv nuk llogaritet më në ta, kanë mundësi që të stërvisin me FC Feronikelin dhe se kontratat e tyre nuk janë shkëputur. Sidoqoftë, janë këshilluar që të kërkojnë ekipe të reja për të siguruar minutazh në fushë”.

“Freskia që sjellin lojtarët e rinj, shpresojmë që të reflektojë edhe në rezultate sa më të mira në pjesën e mbetur të kampionatit. Futbollistëve që pritet të ndajnë rrugën i dëshirojmë sukses të mëtutjeshëm në karrierat e tyre, shpresojmë më të mirën për ta. FC Feronikeli do të vazhdojë me transferimet e reja edhe gjatë ditëve në vijim”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori