LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli fitore për lider të ri, Liria përkeqëson pozitën në IPKO Superligë të Kosovës

Feronikeli fitore për lider të ri, Liria përkeqëson pozitën në IPKO Superligë të Kosovës

Feronikeli është lider më i ri i IPKO Superligës së Kosovës në futboll pasi ka shfrytëzuar gabimin e Prishtinës.

Drenasit kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin Përparim Thaçi kundër Lirisë me rezultat të pastër 2:0.


Futbollistët e Nikelit dominuan gjatë gjithë 45 minutshit të parë dhe kjo rezultoi të ishte e mjaftueshme për tri pikët e reja në këtë kampionat, gjersa “Arpagjik’t” do të mundohen që në javët e ardhshme të kërkojnë pikë për të mbijetuar në elitën e ekipeve kosovare edhe për një sezon të ri.

Se kishin ardhur për të triumfuar, gjelbërzinjtë treguan qysh në minutën e shtatë të ndeshjes, kur Kastiot Rexha shënon gol pasi mori një pasim të saktë nga Përparim Islami.

Da Silva ishte afër ngritjes së epërsisë në të 30 minutë, por gjuajta e tij shkon afër portës së portierit, Flamur Gashit.

Të gjitha lajmet rreth Feronikelit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Feronikelit

Rexha sërish doli në skenë dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur shfrytëzoi gabimin e dy mbrojtësve të prizrenasve dhe nga afërsia realizoi golin e dytë personale, përkatësisht të dytin për ekipin.

Në pjesën e dytë ishte një pasqyrë krejt tjetër pasi vendasit luajtën më mirë, por që nul arritën të tundin rrjetën e drenicakëve.

Fillimisht, Piu Martins pati në rast të mirë për prizrenasit, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e kundërshtarit.

Të gjitha lajmet rreth Lirisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lirisë

Fatih Karahoda ishte në një pozitë ballore me portierin mysafir në të 60-tën minutë, por që nuk lejoi të mposhtet Deniz Troshupa.

Tre minuta më vonë Blendi Memaj për pak sa nuk realizoi golin e parë për bardhezinjtë, por shtylla ia mohoi golin.

Në vazhdim të ndeshjes, Nikeli paksa u zmbraps duke kërkuar golin e tretë përmes kundër sulmeve gjersa vendasit e kërkuan me ngulm golin e parë të sezonit pranveror para shikuesve të vetë.

Megjithatë, deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste që duhet veçuar dhe kështu ndeshja përfundoi në dobi të mysafirëve me rezultat 2:0.

Pas kësaj, Feronikeli zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës sonë elitare me 42 pikë ndërsa Liria mbetet në vendin e dhjetë me 19 pikë.

Ndryshe, lideri i ri i ligës elitare të Kosovës në takimin e radhës do të luajë si vendas kundër LLapit gjersa “Arpagjikt” do të jenë mysafir të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori