Feronikeli dhe Dukagjini takohen në kuadër të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli është aktualisht në vendin e gjashtë me tre pikë, pasi në tre ndeshjet e kaluara ka një fitore dhe dy humbje.

Në anën tjetër, Dukagjini ka arkëtuar dy pikë, pasi ka dy barazime dhe një humbje.

Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shala, Shabani, Elshani, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Qorri.

Formacioni startues i Dukagjinit: Haxhihamza, Merlaku, Shala, Kuci, Basriu, Ahmeti, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani. /Telegrafi/