LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli dhe Prishtina synojnë fitore në ndeshjet e sotme ndaj Ballkanit dhe Lirisë

Feronikeli dhe Prishtina synojnë fitore në ndeshjet e sotme ndaj Ballkanit dhe Lirisë

Gjatë ditës së sotme (e enjte) do të zhvillohet edhe dy ndeshje të javës së 25-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Java e 25-të e Superligës së Kosovës do të mbyllet me takimet Feronikeli-Ballkani dhe Prishtina-Liria.


Lideri aktual i kampionatit, Feronikeli e pret në ‘Rexhep Rexhepi’ nga ora 14:00 klubin nga Suhareka, Ballkanin.

Pamje gjatë ndeshjes së fundit Feronikeli-Ballkani

Në këtë takim ‘Industrialistët’ synojnë t’i kthehet fitores pas barazimit ndaj Flamurtarit dhe të mbajnë epërsinë me ndjekësit.

Prishtina fitoi 4-0 në takimin e fundit ndaj Lirisë (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Në anën tjetër, Prishtina ka tri fitore radhazi dhe dëshiron tri pikët e radhës në kampionat për të mbetur në garë për titull kampion.

Takimi i ‘Plisave’ ndaj Lirisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/