LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj me përmbysje spektakolare, mposht Dritën dhe i ikë fundit të tabelës

Ferizaj me përmbysje spektakolare, mposht Dritën dhe i ikë fundit të tabelës

Ferizaj ka marrë fitore të madhe në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur Dritën me rikthim 2-1.

Mateo Panadic dhe Edon Sadriu patën rastet më të mira te vendasit, derisa Blend Baftiu e Ardit Tahiri te mysafirët, por pa sukses.


Me rezultatin e bardhë 0-0 u mbyllen 45 minutat e para në këtë sfidë.

E pjesa e dytë ishte e zjarrtë, kur në minutën e 53-të, Kastriot Selmani shmangu bukur mbrojtësin Ergon Hyseni në zonë dhe me një gjuajtje edhe më të bukur realizoi për 0-1.

Epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se pesë minutat, pasi vendasit barazuan shifrat në 1-1 kur Ergon Hyseni barazoi duke realizuar me kokë në minutën e 58-të.

Drita ka pasur rast të artë të rikthejë epërsinë në minutën e 63-të, kur pas shtyllës së qëlluar nga Ajzeraj, Ardian Limani humbi një rast të artë pasi me portën bosh goditi mbi portë nga dy metra afërsi.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, ish-lojtari i Dritës, Betim Haxhimusa realizoi për t’i dhënë epërsinë skuadrës vendase 2-1.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe Ferizaj ndali tre pikët në shtëpi.

Me këtë fitore Ferizaj i ikë fundit të ndeshjes dhe tani zë vendin e nëntë me 21 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 44 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Drenica, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Llapin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

La Liga
Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Kalo në kategori