LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj merr një fitore të madhe ndaj Flamurtarit

Ferizaj merr një fitore të madhe ndaj Flamurtarit

Ferizaj ka marr një fitore të madhe 1-0 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të mira nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit gjetën golin.


Të parët rrezikuan mysafirët me anë të Torvioll Stullqakut (7′), goditja e të cilit me kokë u ndal nga shtylla, ndërsa edhe Edon Sadriu (27′), goditi pingulen nga afërsia.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 28-të dhe ishte Adenis Shala, i cili shënoi për 1-0 me ndihmën e mbrojtësit Melos Zenunaj.

Në pjesën e dytë përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por edhe përkundër rasteve të krijuara portat mbeten të paprekura dhe Ferizaj fitoi 1-0.

Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në kuotën e 12 pikë në vendin e dhjetë, po aq sa ka Flamurtari në pozitën e nëntë.

Në ndeshjen e radhës, Ferizaj udhëton te Vushtrria, ndërsa Flamurtari udhëton te Dukagjini. /Telegrafi/