LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand: Ronaldos iu vodh një Top i Artë, ai i fituar nga Modric

Ferdinand: Ronaldos iu vodh një Top i Artë, ai i fituar nga Modric

Rio Ferdinand ka pohuar se Cristiano Ronaldo u privua nga fitimi i një Topi të Artë në karrierën e tij dhe se ishte në vitin 2018, kur mesfushori i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric u shpall më i miri në botë. Sipas tij, më pas është bërë një padrejtësi dhe portugezit i është grabitur një njohje e madhe.

Ish-futbollisti i famshëm anglez po i përgjigjej një pyetjeje për Topin e Artë dhe krahasimet mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, rivalë të mëdhenj dhe një dyshe që shumëkush pretendon se duhet quajtur më e mira në botë.


I pyetur se kush ka më shumë Topa të Artë, Ferdinand befasoi me përgjigjen e tij: “Messi. Shtatë me pesë. Ronaldo u vodh në vitin kur Modric fitoi”.

Lista e lojtarëve që do të kishin fituar Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo
Lexo po ashtu Lista e lojtarëve që do të kishin fituar Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo

Në vitin 2018, Modric i dha fund mbretërimit të Messit dhe Ronaldos

Para se të fitonte Topin e Artë dhe t’i jepte fund dominimit dhjetëvjeçar të Messit dhe Rolandos, të cilët alternonin si pushtues të tij, Modric u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës, UEFA e shpalli atë futbollistin më të mirë në Evropë dhe FIFA më të mirin në botë.

Në vitin 2018, ai fitoi disa tituj me Realin, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Ky ishte trofeu i tij i katërt i tillë. Ai u bë gjithashtu nën-kampion i botës me Kroacinë.

Në vitin 2018, Modric mori 753 pikë në votimin për Topin e Artë. Cristiano Ronaldo, i cili ishte bashkëlojtari i tij në Real atë sezon dhe shënoi 44 gola dhe tetë asistime në 44 ndeshje, përfundoi i dyti në votim me 478 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori