Publikohen kandidatët për trofeun ‘Klubi i Vitit’ për Meshkuj 2026

Janë zbuluar të nominuarit për Trofeun e Klubit të Vitit për Meshkuj 2026, duke përfshirë skuadrat më të spikatura të futbollit nga sezoni i kaluar.
France Football ka publikuar tashmë emrat e pesë klubeve që janë kandidat për t’u zgjedhur “Klubi i Vitit”.
Arsenali e fitoi vendin e tij duke i dhënë fund një mungese trofesh prej 22 vitesh në Ligën Premier, përpara se ta mposhtej nga PSG në penallti në finalen e Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich shkëlqeu nën drejtimin e Vincent Kompany, duke humbur vetëm një ndeshje në Bundesligë, ndërsa prodhoi ndeshje emocionuese kundër PSG-së, Real Madridit dhe Atalantës në Evropë.
Here are our 2026 Men's Club of the Year nominees!#ballondor pic.twitter.com/UIKAzfgy4H
— Ballon d'Or (@ballondor) September 8, 2026
Bodo/Glimt tronditën kontinentin, duke mposhtur Atletico Madridin, Manchester Cityn dhe Interin në rrugën drejt fazës së eliminimit direkt.
Flamengo fitoi dy tituj në Copa Libertadores/Brasileiro nën drejtimin e Filipe Luis, ndërsa kampionët në fuqi PSG fituan dy herë radhazi në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Arsenalin në finale.
Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të hënën, 26 tetor 2026, në Londër të Anglisë. /Telegrafi/











































