LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand: Pogba, lideri i ri i Unitedit!

Ferdinand: Pogba, lideri i ri i Unitedit!

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand beson se ardhja e Paul Pogba nga Juventusi mund të sinjalizojë fillimin e një epoke të re të suksesit në Old Trafford.

Pogba është paraqitur për Unitedin në mes të vitit 2009 dhe 2012, por që më vonë e la klubin, pasi kontrata e tij ka skaduar dhe për shkak të mungesës së minutave të luajtur.


23-vjeçari francez që nga largimi i tij nga United është zhvilluar shumë dhe është bërë një nga më të kërkuari në botën e futbollit dhe raportet e fundit sugjerojnë se skuadra nga ‘Old TRafford’ janë të gatshëm të paguajnë një rekord botëror prej 120 milionë euro për të tërhequr atë përsëri në Manchester.

Pogba intervistohet me fanellat e tre gjigantëve, në mëdyshje cilën skuadër ta zgjedh për sezonin e ri (Foto)
Lexo po ashtu Pogba intervistohet me fanellat e tre gjigantëve, në mëdyshje cilën skuadër ta zgjedh për sezonin e ri (Foto)

Megjithatë, mbrojtësi legjendar i ‘Djajve të Kuq’, Rio Ferdinand beson se Pogba mund të jetë me vlerë edhe për këtë shpenzim të madh.

“Mendoj se 120 milionë euro është një shumë e madhe e të hollave, për çdo lojtar. Ju do të prisni më shumë se 40 gola në sezon për këtë shifër”, tha Ferdinand për Copa90, transmeton Telegrafi. 

“Por Pogba do të jetë mesfushori më i mirë në botë në dy vitet e ardhshme. Ai është një lider, i cili do të rritet në një udhëheqës edhe më të mirë. Ai mund të jetë fillimi i një brezi të ri të futbollit në Manchester United, duke pasur parasysh edhe mundësitë”.

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Manchester United kanë një sulm të fortë. Është mesfusha dhe mbrojtja që duhet forcuar”, përfundoi ish-kapiteni i United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori