LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand me fjalë të mëdha për Odegaard: Lojtar fantastik, po duket futbollist i madh me shiritin e kapitenit

Ferdinand me fjalë të mëdha për Odegaard: Lojtar fantastik, po duket futbollist i madh me shiritin e kapitenit

Martin Odegaard ka treguar formë të mirë nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta te Arsenal ndërsa në këtë sezon dhe atij  i është besuar edhe shiriti i kapitenit të “Topçinjve”.

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, dikur e kishte kritikuar norvegjezin, por kësaj here ai foli me fjalë të mëdha për të, duke e cilësuar si lojtar fantastik.


“Kam thënë se shiriti i kapitenit mund të rëndojë tek Odegaard, të themi të drejtën kishte një mundësi që diçka e tillë të ishte e vërtetë. Sepse për mirë apo për keq, shiriti i kapitenit i ndryshon disa njerëz”.

“Këtë sezon e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer dhe mua Odegaard më pëlqen shumë si lojtar, është fantastik”.

“Ka qenë një djalosh i mrekullueshëm prej moshës 15-vjeçare dhe tashmë po e vërteton këtë. Një lojtari ose i peshon shumë shiriti, ose e ndryshon atë dhe e përmirëson”.

“Por, këto ndeshje të para e kanë bërë atë të duket një futbollist më i madh me shumë personalitet dhe karakter”, ka thënë Fedinand. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori