Fenerbahce ka bërë ofertën e parë për Rafael Leaon, në vlerë prej 40 milionë eurosh plus 2 milionë euro bonuse, por Milani po këmbëngul për një marrëveshje prej 50 milionë eurosh me një formulë tjetër transferimi.

Raportohet se Fenerbahçe ka dërguar drejtorin Cihan Kamer dhe bashkëpunëtorët e tij në Itali këtë mbrëmje, teksa ai është filmuar duke zbritur nga avioni në aeroportin “Malpensa”.


Sportitalia dhe eksperti turk i afatit kalimtar, Yagiz Sabuncuoglu, konfirmojnë se oferta e klubit turk pritet të jetë rreth 40 milionë euro.

Ndërkohë, Sport Mediaset ka zbuluar detaje më të sakta të propozimit, duke raportuar se oferta fillestare përbëhet nga 5 milionë euro për huazimin, me një detyrim blerjeje prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit, si dhe 2 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat.

Rafael Leao është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë prej 12 milionë eurosh në sezon, pothuajse dyfishin e pagës së tij aktuale te Milani.

Megjithatë, Milani ua ka bërë të qartë edhe Galatasarayt dhe Benficas se pranon vetëm një transferim të përhershëm dhe nuk do të marrë në konsideratë huazimin me detyrim blerjeje.

Klubi italian kërkon të sigurojë fonde të reja për të realizuar lëvizje të tjera në afatin kalimtar këtë verë, pasi tashmë ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për transferimet e Goncalo Ramos dhe Mario Gilas.

Negociatat pritet të vazhdojnë, ndërsa Leao duket se nuk do të mbetet te “Rossonerët”. Milani ka vendosur çmimin e kërkuar prej 50 milionë eurosh për yllin portugez./Telegrafi/

telegrafi sport app