LAJMI I FUNDIT:

Femrave u bëhet ‘bajat’ seksi pas vetëm një viti në lidhje

Femrave u bëhet ‘bajat’ seksi pas vetëm një viti në lidhje

Çka jua pamundëson eksitimin? Për disa është arroganca apo ofendimet, e për disa tjerë mund të jenë tatuazhet apo vathët në vende të ndryshme.

Por gratë, sipas një studimi, është koha ajo e cila i ndalon të eksitohen, ku hulumtuesit tregojnë se ato e humbin interesin në seks me partnerin pas vetëm 12 muajve së bashku, transmeton Telegrafi.

Në këtë përfundim shkencëtarët kanë arritur duke i analizuar të dhënat e 4839 meshkujve dhe 6669 grave, ku shkencëtarët gjithashtu kanë shtuar se femrat mërziten më shpejt në seks sesa meshkujt.

Edhe lindja e fëmijëve ndikon në eksitimin e grave, e kjo mund të jetë si pasojë e lodhjes që u shkaktohet duke u kujdesur për fëmijën.

Mungesa e lidhjes emocionale,  mungesa e komunikimit dhe shëndeti i dobët njihen si arsyeje tjera të dëshirës së ulët për seks te dy gjinitë.

Për gratë, mungesa e interesit në seks është më e zakonshmja mes moshës 55 dhe 64 vjet, përderisa për meshkujt është mes moshës 35 dhe 44 vjet.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në British Medical Journal Open. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori