LAJMI I FUNDIT:

Femrat i humbin tri orë gjumë çdo natë – shkaktarë partneri dhe fëmijët

Femrat i humbin tri orë gjumë çdo natë – shkaktarë partneri dhe fëmijët

Femrat janë duke i humbur rreth tri orë gjumë çdo natë, ndërkaq shumica thonë se fajin për këtë e ka kryesisht partneri.

Studimi ka zbuluar se gjysma e grave britanike vazhdimisht kanë mungesë gjumi, ndërkaq një pjesë e madhe e tyre nuk bëjnë gjumë kualitativ, transmeton Telegrafi.


Kjo është krahasuar edhe me faktin se vetëm 1 në 10 meshkuj e përjetojnë të njëjtin problem.

Përveç gërhitjes së partnerit që i pengon të flenë, një arsye tjetër se përse shumë femra mbesin pa gjumë janë edhe fëmijët.

Kjo mungesë e gjumit është rreth 1,095 orë – apo 45 ditë – në vit.

Mungesa e tillë e gjumit ndikon në shëndetin e femrës, e në veçanti në lidhje dhe përqendrim.

Përveç lodhjes dhe mungesës së përqendrimit, pagjumësia gjithashtu i bën më të rrezikuara nga depresioni. /Telegrafi/