LAJMI I FUNDIT:

Fejohet këngëtari Art Abazi

Fejohet këngëtari Art Abazi
Foto: Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi, ditën e sotme (e mërkurë|) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë në Venecia të Italisë.


Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes disa postimeve që ka shpërndarë në Instagram.

Art Abazi (Foto: Screenshot/Instagram)

“2/2/222, dashuria jonë triumfoi”, ka shkruar ai.

Çifti duket të kenë shijuar një ditë të mahnitshme në qytetin më romantik në botë.

Të gjitha lajmet nga Art Abazi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Art Abazi

Në një postim tjetër në InstaStory, Abazi ka publikuar unazën unike të cilën ia dhuroi të dashurës.

Art Abazi (Foto: Screenshot/Instagram)

Të njëjtit janë së bashku për shumë vite, ndërkohë që në hapësirën për komente nuk munguan urimet nga miqtë e ndjekësit e tyre.

Arti përndryshe shquhet për vokalin e veçantë dhe për projektet që herë pas here sjell. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)