LAJMI I FUNDIT:

Federatës së Hendbollit të Kosovës i besohet organizimi i dy kampionateve evropiane

Federatës së Hendbollit të Kosovës i besohet organizimi i dy kampionateve evropiane

Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) i është besuar organizimi i dy kampionateve evropiane për hendbollistë. Bëhet fjalë për Kampionatet Evropiane U20 dhe U18 në Divizionin B, që do të mbahen gjatë verës.

Ekipet përfaqësuese që do te marrin pjesë për U20 do të jenë: Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britani e Madhe, Gjeorgjia, Letonia, Luksemburgu, Lituania, Sllovakia, Turqia dhe Kosova.


Ndërkohë, në U18 janë: Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Kosova.

Drejtuesit e FHK-së, presidenti, Eugen Saraqini, njëherit nënpresident i KOK-ut, dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, kanë vlerësuar lart marrjen e organizimit të këtyre kampionateve.

“Kjo edhe ndoshta do të jetë arritja më e madhe e FHK-së në aspektin organizativ, ku në këto kampionate evropiane për meshkuj do të marrin pjesë edhe ekipet tona që do të sfidohen nga ekipet evropiane”, theksoi Saraqini në konferencën për media.

U20 që do të mbahet nga data 13 deri më 21 korrik 2024, ndërsa U18 prej 12 deri më 18 gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori