LAJMI I FUNDIT:

Fedde Le Grand, DJ i skenave të mëdha botërore vjen për herë të parë në Shqipëri!

Fedde Le Grand, DJ i skenave të mëdha botërore vjen për herë të parë në Shqipëri!

Folie Terrace vazhdon të befasojë publikun vendas duke ftuar DJ të cilët jo vetëm janë më të vlerësuarit e momentit, por edhe kanë shkruar historinë e muzikës House, klubeve dhe festivaleve më të mëdha botërore duke bërë për vete miliona fansa.

Bëhuni gati për të ngritur duart lart! Pas Axwell, Sunnery James & Ryan Marciano dhe Mark Knight, emri i radhës, i cili do t’i ngjitet skenës së klubit më të madh në Shqipëri, është pikërisht Fedde Le Grand.


Fedde Le Grand, DJ dhe producenti i njohur holandez ka qenë përgjatë gjithë karrierës së tij artistike kryesues i skenave më të mëdha botërore si Coachella, Exit Festival, Tomorrowland, Global Gathering, Ministry of Sound, Ultra, Sensation etj., ku miliona fansa kanë brohoritur suksesin e tij.

Pavarësisht se ishte pikërisht hiti “Put your hands up for Detroit” që i dhuroi famë globale duke e cilesuarsi DJ-in që shpëtoi muzikën House për t’i dhënë kësaj të fundit një frymë të re.

Shumë këngë të njohura tashmë mbajnë emrin e Fedde Le Grand. Produksionet e tij dhe bashkëpunimet me Coldplay, Madonna, will.i.am, Robbie Williams, Everything But The Girl, Fatboy Slim, Shakira, Rihanna etj., e kanë ngjitur Fedde Le Grand në kryesinë e të gjitha klasifikimeve muzikore botërore për më shumë se një dekadë.

Pavarësisht suksesit internacional, Fedde Le Grand shprehet se synimi i tij është thjesht të luajë muzikë të mirë për audiencen që e dashuron ritmin po aq sa ai, dhe këtë audience sigurisht që do e gjejë edhe në Tiranë, në eventin e datës 26 janar, i cili do të jetë zanafilla e një tjetër viti plot emra të njohur botërisht në Folie Terrace.

Në bashkëpunim me agjencitë ENTER-Events & Entertainment dhe Rave Travel, biletat do jenë të disponueshme për të gjithë fansat e Fedde Le Grand në rajon, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Tashmë Fedde Le Grand do t’i bejë të gjithë të ngrenë duart lart për Tiranën dhe ta duan qytetin!

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori