LAJMI I FUNDIT:

Fatih Terim shumë pran kombëtares së Bosnje-Hercegovinës

Fatih Terim shumë pran kombëtares së Bosnje-Hercegovinës

Fatih Terim shumë lehtë mund të bëhet trajner i kombëtares së Bosnje dhe Hercegovinës.

Kështu raportojnë mediat turke duke iu referuar burimeve të afërta me trajnerin, i cili thuhet se nesër do të ketë një takim mes Terimit dhe zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Bosnje dhe Herzegovinës.

Kjo e fundit është pa trajner që nga koha kur e shkarkuan Mehmed Bazdarevicin, i cili nuk arriti të përmbushte objektivat për kualifikimin e kombëtares boshnjake në botërorin Rusia 2018.


Terim ka qenë futbollistë i kombëtares turke në 51 ndeshje dhe ka shënuar dy gola

Zvjezdan Misimoviç dhe Sead Kajtaz gjithashtu do të marrin pjesë në takimin e organizuar nga ish-futbollisti i Bosnjes, Tariq Hodzic, i cili gjithashtu ka udhëhequr në të kaluarën Galatasarayn.

“Federata është në gjendje të paguaj financiarisht një trajner në nivel ndërkombëtar. Takimi i nesërm do të mbahet gjatë pasdites dhe do të bëhet gjithçka e qartë”, tha Hodzic.

Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu i ka bërë ofertë edhe ish-reprezentuesit kroat Robert Prosineckit, i cili gjatë verës mbeti pa punë pas shkarkimit nga kombëtarja e Azerbajxhanit.

Kujtojmë se Terimi ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit të kombëtares turke dy tre xhiro para përfundimit të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/