Lojtarët e Kepit të Gjelbër i kërkuan foto pas ndeshjes, Messi: E duan edhe fanellën, por në fushë më godisnin


Lionel Messi ka dhënë një deklaratë qesharake pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër, duke thënë se lojtarët e tyre i kërkuan fanellën, por gjatë ndeshjes s’u ndalën duke e goditur.
Argjentinasi shënoi në fitoren e vështirë 3-2, ndeshje që shkoi në vazhdime, por në fund Argjentina arriti të sigurojë me mund avancimin për në fazën tjetër.

Pas ndeshjes, derisa po jepte nënshkrime për tifozët, lojtarët e Kepit të Gjelbër iu afruan me radhë për të bërë fotografi.
Gjatë atij momenti, Messi i tha një gazetari se “Po ma kërkojnë edhe fanellën, por gjatë lojës s’u ndalën duke me goditur”.
🎙 Matías Palacios: “Look how those who made you suffer are waiting for you; those because of whom you suffered are now taking photos and want your autograph…”
🇦🇷 Leo Messi: “They asked me for my jersey too, but inside the pitch they keep kicking me 😂”pic.twitter.com/gYMZrYXrKm
— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) July 4, 2026
Pas kësaj, ai filloi të qeshte duke e lënë të kuptohet se i kupton plotësisht, kurse edhe lavdëroi paraqitjen e Kepit të Gjelbër, sidomos portierit Vozinha.
Përndryshe, Argjentina në raundin e 16-të do të përballet me Egjiptin./Telegrafi/














































