LAJMI I FUNDIT:

Fatet e ndryshme të djemve të axhës

Fatet e ndryshme të djemve të axhës

Agon Xhaka është i lindur në Zvicër, ashtu sikur edhe djemtë e axhës së tij, futbollistët e klubeve evropiane Taulanti e Graniti.

Por, rrugët e tyre janë të kundërta. Taulanti është një nga lojtarët më të rëndësishëm në klubin e Baselit të Zvicrës. Tepër i rëndësishëm për skuadrën gjermane të Borussia Moenchengladbachut është edhe Graniti. Edhe Agoni është i rëndësishëm për ekipin e vet. E ekipi i tij është Llapi.


Ky rast nuk është i vetmi ku djemtë e axhës apo edhe kushërinjtë kanë pasur fate të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në situatë të njëjtë është edhe djali i axhës së yllit të Watfodit, Valon Behrami, Jetmiri. Ai luan për skuadrën e KEK-ut. Edhe djali i axhës së Valdet Ramës që bën karrierë në Muenchen 1860, Bujari, luan në Kosovë – për skuadrën e Trepçës në kategorinë e dytë të Kosovës. Djem të axhës që bëjnë karrierë në nivel dukshëm më të ulët kanë edhe Xherdan Shaqiri, Lorik Cana e Loret Sadiku.

“Mendoj se nëse do të isha rritur në Zvicër do të kishte qenë më lehtë edhe për mua të merrem me futboll”, thotë Agoni që në Kosovë së bashku me familjen e tij ishin kthyer kur ai ishte 2 vjeç, menjëherë pas luftës.

Por kthimin në Kosovë nuk e preferoi edhe xhaxhai i tij, Ragipi, që vendosi të qëndrojë në Zvicër për jetë më të mirë. Në Zvicër, Ragipit i lindën dy djemtë – Taulanti e Graniti që sot janë bërë lojtarë të nivelit të lartë në Evropë.

“Në vitet ‘90 familja ime ka shkuar në Zvicër. Dhe, normalisht që kemi folur në familjen tonë për këtë temë që sikur të isha edhe unë në Zvicër do të arrija ndoshta si Taulanti e Graniti. Por mendimi i babait tim në atë kohë ka qenë që më mirë është të kthehemi në Kosovë, afër familjes”, ka theksuar Agoni 18-vjeçar.

Agoni ngul këmbë se më mirë do të ishte sikur edhe ai të ishte rritur në Zvicër. Por, ai vazhdon që qëndrojë pranë tyre. Thotë se i llogarit sikur vëllezër.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori