LAJMI I FUNDIT:

Fansat e familjes mbretërore mahniten nga gjesti romantik që Princi Harry bëri ndaj Meghan Markleit

Fansat e familjes mbretërore mahniten nga gjesti romantik që Princi Harry bëri ndaj Meghan Markleit

Fansat e familjes mbretërore kanë mbetur të mahnitur nga një gjest romantik që Princi Harry bëri ndaj bashkëshortes së tij, Meghan Markleit ndërsa ishte në një shëtitje me Princin William dhe Princeshën Kate.

William dhe Harry dhe bashkëshortet Kate dhe Meghan u ribashkuan në homazhe ndaj Mbretëreshës në Kështjellën Windsor Elizabeth II dje (e shtunë).


Të katër më pas takuan turma që qëndronin jashtë pallatit mbretëror, duke folur me ta dhe duke mbledhur lule prej tyre, shkruan The Sun.

Foto: Getty Images

Dukesha e Sussex-it u pa duke vënë një krah ngushëllues rreth Harry-t teksa shikonin homazhet për Mbretëreshën.

Dhe Meghan gjithashtu mbajti dorën e tij ndërsa dolën nga makina në Kështjellën Windsor për të përshëndetur turmat e njerëzve.

Por fansat me sy shqiponjë vunë re një gjë në veçanti që Princi Harry bëri për të treguar vlerësimin për gruan e tij.

Foto: Getty Images

Ndërsa katër anëtarët e familjes mbretërore përfunduan shëtitjen e tyre dhe u nisën për t’u larguar, Duka i Sussex-it u kthye me nxitim për të hapur derën e makinës për gruan e tij.

Fansat e shumtë nxituan në rrjetet sociale për të lavdëruar princin pasi panë momentin e ëmbël.

Vëllezërit mezi kishin folur për 2 vjet e gjysmë pasi Harry dhe Meghan u larguan për në SHBA.

Dhe ishte hera e parë që çiftet janë parë në publik si katërshe që nga Dita e Commonwealth në Mars 2020.

Foto: Twitter

Një burim i lartë i Pallatit tha: “Princi i Uellsit ftoi Dukën dhe Dukeshën e Sussex që t’i bashkoheshin atij dhe Princeshës së Uellsit më herët.

Yjet botërore reagojnë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II
Lexo po ashtu Yjet botërore reagojnë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

“Princi i Uellsit mendoi se ishte një shfaqje e rëndësishme uniteti për Mbretëreshën në një kohë tepër të vështirë për familjen”, tha ky burim. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori