LAJMI I FUNDIT:

Familjet e pengjeve izraelite futen në parlament: Nuk do të uleni këtu teksa ata të vdesin atje

Familjet e pengjeve izraelite futen në parlament: Nuk do të uleni këtu teksa ata të vdesin atje

Familjarët e pengjeve izraelite që Hamasi po i mban në Gazë janë futur sot në mbledhjen e komitetit parlamentar sot në Jerusalem, duke kërkuar që ligjvënësit të bëjnë më shumë për të liruar të afërmit e tyre.

Grupi ndërpreu një mbledhje të Komitetit të Financave në parlamentin izraelit, duke brohoritur “nuk do të uleni këtu teksa ata të vdesin atje”, transmeton Telegrafi


Një grua mbante fotografi të tre anëtarëve të familjes, të cilët ishin në mesin e 253 personave të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael, shkruan Guardian.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen me homologët izraelit dhe palestinez
Lexo po ashtu Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen me homologët izraelit dhe palestinez

“Të paktën një të kthehet i gjallë në shtëpi, vetëm një në tre”, tha gruaja mes lotësh pasi u fut në seancën e komitetit të Knesset me dhjetëra anëtarë të familjeve të pengjeve dhe atyre që i mbështesin.

Familjarët e pengjeve u mblodhën mbrëmë para shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, ku ngritën tenda për të qëndruar atje gjithë natën në shenjë proteste, duke kërkuar që qeveria izraelite të arrijë urgjentisht një marrëveshje për të siguruar lirimin e tyre. /Telegrafi/