LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Të gjithë e dinë situatën e largimit

Fabregas: Të gjithë e dinë situatën e largimit
Fabregas (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Cesc Fabregas ka folur për largimit dhe përshëndetjen e tij nga futbollit anglez dhe skuadra e tij Chelsea.

Mesfushori spanjoll luajti sot (e shtunë) ndeshjen e fundit me Chelsean në fitoren 2-0 ndaj Nottingham Forest në Kupën FA dhe pas ndeshjes shtoi se të gjithë e dinë tashmë situatën.


Fabregas përshëndetet me bashkëlojtarët dhe tifozët e Chelseat, largohet nga fusha mes lotësh
Lexo po ashtu Fabregas përshëndetet me bashkëlojtarët dhe tifozët e Chelseat, largohet nga fusha mes lotësh

“Unë nuk prita të ndodhë sot e gjithë kjo. Nuk mund të them asgjë nga respekti për Chelsea, por të gjithë e dinë situatën”, ka thënë fillimisht Fabregas për BBC Sport.

“Koha fluturon shpejt”, shtoi 31-vjeçari spanjoll.

Fabregas duke u përshëndetur me tifozët e Chelseat (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

“Ndjej sikur javën e kaluar fillova të luaja në mënyrë profesionale, dhe tani kanë kaluar 15 vjet”.

“Për lojtarët e rinj, një këshillë të vogël: gëzoni çdo sekondë të vetme”.

Fabregas largohet si legjendë nga Stamford Bridge (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

“Duhet të jeni gati çdo tre ditë, të jetoni me kritika, me ulje e ngritje, por koha me të vërtetë fluturon”, përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Fabregas ka luajtur plot 500 ndeshje në futbollin anglez, ku ka shënuar 79 gola dhe ka fituar të gjithë trofetë vendor. /Telegrafi/