LAJMI I FUNDIT:

Fabregas ka disa fjalë për kritikat në kurriz të Hazardit

Fabregas ka disa fjalë për kritikat në kurriz të Hazardit

Cesc Fabregas ishte mysafirë i emisionit ‘El Partidazo’ të COPE dhe Radio MARCA të ‘La Contraportada’ nga Carlos Ganga.

Futbollisti i Monacos foli rreth jetës private duke mos anashkaluar edhe atë sportive, e cila ishte me mjaft trofe të fituar.


Ai pranoi se në të kaluarën për shërbimet e tij ishte i interesuar edhe Real Madridi gjersa beson në kualitetet e Eden Hazardit.

“Jam i befasuar kur flas për peshën e tij, duket se njerëzit nuk i kanë parë shtatë vitet e kaluara në Ligën Premier. Ndoshta i kanë kushtuar ndeshjet para sezonale me Madridin. Por unë nuk dyshoj në kualitetit e lojtarit. Ai do të jetë lokomotiva e ekipit”.

“Disa herë kishte një interesim të madh të Realit për shërbimet e mia. Dy herë mu ofruan kur isha në moshë të re. Në të tretën kisha marrë vendimin të shkoja te Barça”, pohoi futbollisti spanjoll.

U ble mbi 100 milionë euro nga Real Madridi: Klubi i shqetësuar me Eden Hazardin, në mbi peshë dhe totalisht jashtë forme
Lexo po ashtu U ble mbi 100 milionë euro nga Real Madridi: Klubi i shqetësuar me Eden Hazardin, në mbi peshë dhe totalisht jashtë forme

Ndryshe, Fabregas në të kaluarën ka luajtur edhe për Chelsean, Arsenalin e Barcelonën gjersa aktualisht mbron ngjyrat e Monacos. /Telegrafi/