LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë te Real Madridi

Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë te Real Madridi
Foto: Marca,com

Cesc Fabregas ka folur për yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili sipas tij mund të fitojë Topin e Artë pas transferimit te Real Madridi.

Hazard shënoi një dygolësh dhe shtoi një asistim në fitoren e Chelsea 4-1 ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës të mërkurën në mbrëmje.


E tillë ishte cilësia e performancës së tij, dhe sezoni i tij në tërësi, që Fabregas të thotë se belgu mund të fitojë Topin e Artë në Real Madrid, ku ai pritet të transferohet në javët e ardhshme.

Hazard e konfirmon largimin: Unë e kam marrë vendimin, është një lamtumirë - gjithçka varet nga dy klubet
Lexo po ashtu Hazard e konfirmon largimin: Unë e kam marrë vendimin, është një lamtumirë - gjithçka varet nga dy klubet

“Për fat të keq, unë nuk mendoj se Chelsea në këtë moment mund t’i japë atij atë që meriton”, ka thënë fillimisht Fabregas për BT Sport.

“Për sa i përket potencialit fitues, ai mund të fitojë absolutisht çdo gjë, madje flas edhe për Topin e Artë… E di që ai thotë se nuk ka menduar për këtë, por thellë ai e bën, ai me të vërtetë dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve”.

Hazard konfirmoi largimin, statistikat e belgut me Chelsean - shumë trofe, gola dhe asistime
Lexo po ashtu Hazard konfirmoi largimin, statistikat e belgut me Chelsean - shumë trofe, gola dhe asistime

“Mendoj se aktualisht ka një limit te Chelsea dhe ai mund të shkojë shumë më lart se ky limit në një klub si Real Madridi, sepse këto klube – Real Madridi, Barcelona, tani Manchester City, Bayern Munich – gjithmonë kthehen”.

“Ata patën një sezon të tmerrshëm te Real Madridi, por do të kthehen. Nuk ka dyshim për këtë”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori