LAJMI I FUNDIT:

Evertoni me ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për Todibon

Evertoni me ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për Todibon

Jean-Clair Todibo është i huazuar nga Barcelona te Schalke 04 deri në fund të sezonit me të vetmin qëllim për të marrë më shumë përvojë.

Duke marrë parasysh situatën pas pandemisë Covid-19 dhe krizën që po përballet Barcelona, katalunasit janë të hapur për ta shitur atë.


Mbrojtësi i talentuar francez karrierën mund ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport, Evertoni është skuadra e parë që ka bërë ofertë zyrtare për francezin.

Trajneri Carlo Ancelotti e pëlqen shumë lojtarin dhe Everton tanimë ka dorëzuar ofertën e parë prej 20 milionë eurove plus pesë të tjera në formë bonusesh.

Është një ofertë shumë e rëndësishme për Barcelonën duke parë situatën aktuale që po kalon klubi katalunas dhe krizën e tyre.

Barcelona besohet se do ta pranojë këtë ofertë, por fillimisht dëshiron të pres deri në qershor për të parë nëse do të vije ndonjë ofertë më e lartë për Todibon.

20-vjeçari mund të mbetet edhe te Schalke nëse klubi gjerman bënë një ofertë të përafërt me atë të Everonit, por ekziston edhe mundësia që Barcelona ta përfshijë atë në negociata për rikthimit e Neymar në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori