LAJMI I FUNDIT:

Europa FC nga Gjibraltari arrin në Kosovë për ndeshjen ndaj Prishtinës

Europa FC nga Gjibraltari arrin në Kosovë për ndeshjen ndaj Prishtinës

Ndeshja e kthimit në kuadër të fazës preliminare të Ligës së Evropës, në mes të Prishtinës dhe skuadrës Europa FC nga Gjibraltari, do të zhvillohet të enjte me 5 korrik.

Ndeshja fillon në ora 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.


Prishtina ishte përballur me Europa FC në kuadër të parakualifikimeve në Gjibraltar më 28 qershor, ndeshje e cila përfundoi me barazim 1-1.

Pamje nga ndeshja e parë (Foto: Europa FC)

Tani në ndeshjen e kthimit në Kosovë, skuadra nga kryeqyteti do ta kërkojë kalimin tutje.

Gjatë ditës ekipi nga Gjibraltari ka arritur në Kosovë dhe është duke e kryer seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme.

Ambasadori Roari OConnel me kapitenin e Prishtinës, Armend Dallkun

Ata kanë pasur edhe një takim në Ambasadën Britanike në Prishtinë me ambasadorin, por aty të pranishëm ishin edhe lojtarët e Prishtinës.

Këtë duel do ta drejtojë gjyqtari nga Greqia, Ioannis Papadopoulos, i cili kishte qenë edhe më parë në stadiumin në Mitrovicë, por si i katërti në një ndeshje të Kosovës U-21.

Asistent të tij do të jenë Ilias Alexeas dhe Konstantinos Nikolaidis, teksa gjyqtar i katërt është Emmanouil Skoulas./Telegrafi/