Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka qenë e gabuar dhe se duhet të ketë përpjekje për tejkalim të tyre.
Sipas tij, të njëjtat po bllokojnë shumë zhvillime brenda Kosovës, në fushën e arsimit ekonomisë dhe të shëndetësisë.
Po ashtu, Mandl tha se ndërmjetësimi i dialogut Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian duhet të jetë më i mirë dhe se do të angazhohet për një gjë të tillë.
“Ka shumë çështje në të njëjtën kohë në tryezë. Ka çështje të brendshme në Kosovë ku duhet të përpiqemi të tejkalojmë të ashtuquajturat masa nga Bashkimi Evropian, të cilat realisht po bllokojnë shumë zhvillime brenda Kosovës në fushën e arsimit, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë. Unë dua që në radhë të parë të tejkalohen këto masa që i kam kritikuar shumë që në momentin e parë. Është ide e gabuar të vendosen masa kundër Kosovës nga ana e BE-së. Së dyti, i takon partnerëve brenda dialogut që të diskutojnë siç duhet dhe të arrijnë rezultate, por moderimi nga ana e BE-së mund të jetë më i mirë dhe duhet të jetë më i mirë dhe natyrisht, sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të bëhet më i mirë. Unë do të punoj në mënyrë parlamentare mbi rekomandimet për Komisionin Evropian për të vendosur një moderim më të mirë për këtë proces”, tha ai.
Krahas kësaj, Mandl nënvizoi se Kosova duhet të angazhohet më shumë në forcimin e partneritetit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Mendoj se çdo parti politike në Kosovë, pa marrë parasysh pozitën apo opozitën, çdo person i përkushtuar ndaj demokracisë, sundimit të ligjit, dinjitetit njerëzor, lirisë, për Kosovën dhe në emër të Kosovës, dhe në interes të popullit të Kosovës, duhet të forcojë lidhjet me të gjithë miqtë dhe partnerët e Kosovës në mbarë botën. Gjëja pozitive për Kosovën është se ka shumë miq dhe partnerë në mbarë botën. Të forcosh lidhjet nuk do të thotë vetëm të komunikosh, nuk do të thotë vetëm të jesh i përgjegjshëm, por do të thotë gjithashtu të jesh i besueshëm në çdo proces… Unë do të vazhdoj t’i rekomandoj çdo pushteti, pushteti politik apo shoqërisë civile dhe të gjitha fuqive të tjera brenda Kosovës që të forcojnë lidhjet me partnerët, veçanërisht në Evropë, por në mbarë botën”, shtoi Mandl.
Ndërkaq, potencoi angazhimin e tij si deputet në Parlamentit Evropian në kërkesat ndaj Komisionit Evropian për ndryshim të politikave në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse Parlamenti Evropian flet në emër të popullit të Evropës dhe kjo duke e shqyrtuar ndonjëherë edhe duke kritikuar Komisionin Evropian për politikat e tij në Ballkanin Perëndimor. Sigurisht që Bashkimi Evropian në radhë të parë ka nevojë për reformën strukturore për vizionet e ardhshme dhe për të arritur vizionet e tij të së ardhmes. Së dyti, sigurisht që duhet të jetë i besueshëm kur Komisioni Evropian i premton diçka cilido shteti të Evropës, pavarësisht nëse është Ballkani Perëndimor apo Partneriteti Lindor, premtimi i tij duhet të përmbushet. Në të kaluarën, shumë njerëz në tregjet perëndimore, veçanërisht në Kosovë kishin përshtypjen se premtimet nuk do të realizoheshin dhe kështu nuk është mënyra se si duhet të sillet BE-ja. Kjo është arsyeja pse Parlamenti Evropian përpiqet të forcojë lidhjet me secilën pjesë të Evropës, veçanërisht me Kosovën duke kërkuar nga Komisioni Evropian që t’i mbajë premtimet e veta siç duhet”, theksoi Mandl.
Këto komente eurodeputeti austriak i bëri para gazetarëve pas pjesëmarrjes të hënën në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe