LAJMI I FUNDIT:

Euro 2020 i takon Atalantas: Është skuadra që kontribuon me më shumë shënues në këtë Kampionat Evropian

Euro 2020 i takon Atalantas: Është skuadra që kontribuon me më shumë shënues në këtë Kampionat Evropian

Atalanta apo nxënësit e Gian Piero Gasperinit, nuk janë më befasi, pasi edhe këtë vit do të luajë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi italian njihet për lojën sulmuese ndërsa për të tretin sezon radhazi ishin skuadra që shënoi më së shumti gola në Serie A. Gjurma e golave te Atalanta nuk ka humbur dhe po vazhdojnë edhe në Euro 2020.


Lojtarët e Atalantas kanë prodhuar më së shumti gola në këtë turne (12).

Në Euro 2020 ishin nëntë lojtarë të këtij klubi, ndërsa ka ende në garë.

Marten De Roon (Holandë), Mario Pasalic (Kroaci) dhe Aleksei Miranchuk (Rusi) janë eliminuar, ndërsa Joakim Maehle (Danimarkë), Remo Freuler (Zvicër) dhe Matteo Pessina dhe Rafael Tolói (Itali) janë ende në garë.

Këtyre katërve mund tu bashkohen edhe Robin Gosens (Gjermani) dhe Ruslan Malinovskyi (Ukrainë), nga ndeshjet e sotme.

Deri tani një gjë është e sigurt. Asnjë skuadër nuk ka kaq shumë golashënues të ndryshëm (5) në këtë turne.

Për më tepër, në historinë e Kampionatit Evropian vetëm tre skuadra kishin arritur më parë të kishin pesë golashënues të ndryshëm: Real Madrid në 2012, Barcelona në 2000 dhe Anderlecht në 1984.

Në rastin e Atalanta, mund të kishin qenë gjashtë (rekord), nëse Malinovskyi nuk do të kishte humbur penalltinë në fitoren e Ukrainës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në fund të gjithë lojtarët e këtij klubi, kanë një person që e falënderojnë, siç bëri zvicerani Remo Freuler pasi eliminoi Francën (3-3) në penallti në raundin e dytë, duke i dhënë merita të mëdha Gasperinit.

Kontributi i lojtarëve të Atalantas në Euro 2020

Matteo Pessina (Itali) -> 2 gola

Joakim Maehle (Danimarkë) -> 2 gola

Robin Gosens (Gjermani) -> 1 gol dhe 2 asistime

Mario Pasalic (Kroaci) -> 1 gol

Aleksei Miranchuk (Rusi) -> 1 gol

Ruslan Malinovskyi (Ukrainë) -> 1 asistim

Rafael Toloi (Itali) -> 1 asistim

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori